Albanian Bible

Jobi 16

Jobi

Return to Index

Chapter 17

1

 

  "Fryma ime u copėtua, ditėt po mė shuhen, varri po mė pret. 

 

 


2

 

  A nuk jam i rrethuar nga njerėz qė mė pėrqeshin. Syri im ndalet mbi fyerjet e tyre. 

 

 


3

 

  Mė jep, pra, njė peng pranė teje, pėrndryshe kush do tė mė shtrėngonte dorėn si garant? 

 

 


4

 

  Nga qė i ke penguar mendjet e tyre tė kuptojnė, prandaj nuk do t`i bėsh tė triumfojnė. 

 

 


5

 

  Kush i tradhton miqtė deri sa t`i grabisė, ka pėr t`i parė mė pak sytė e fėmijėve tė tij. 

 

 


6

 

  Por unė prej tij jam bėrė gazi i popujve dhe jam katandisur nė njė njeri tė cilin e pėshtyjnė nė fytyrė. 

 

 


7

 

  Syri mė erret pėr shkak tė dhembjes dhe tėrė gjymtyrėt e mia nuk janė veēse hije. 

 

 


8

 

  Njerėzit e drejtė habiten nga kjo, dhe i pafajmi ngrihet kundėr tė pabesit. 

 

 


9

 

  Megjithatė i drejti mbetet i lidhur fort me rrugėn e tij, dhe ai qė i ka duart e pastra fortėsohet gjithnjė e mė tepėr. 

 

 


10

 

  Sa pėr ju tė gjithė, kthehuni, ejani, pra, sepse midis jush nuk po gjej asnjė njeri tė urtė. 

 

 


11

 

  Ditėt e mia shkuan dhe planet e mia u prishėn, pikėrisht ato dėshira qė unė ushqeja nė zemėr. 

 

 


12

 

  Ata e ndėrrojnė natėn nė ditė, "drita ėshtė afėr", thonė, pėr shkak tė errėsirės. 

 

 


13

 

  Nė rast se e pres Sheolin si shtėpinė time nė rast se e shtrij shtrojen time nė terr, 

 

 


14

 

  nė rast se i them vendvarrit: "Ti je ati im", dhe krimbave: "Jeni nėna ime dhe motra ime", 

 

 


15

 

  ku ėshtė, pra, shpresa ime? Kush mund tė dallojė ndonjė shpresė pėr mua? 

 

 


16

 

  A do tė zbres vallė nė portat e Sheolit, kur do tė gjejmė bashkė prehje nė pluhur?". 

 

 


Jobi 18

 

 

 

HTMLBible Software - Public Domain Software by johnhurt.com

 


Other Items are Available At These Sites: