Albanian Bible

2 i Kronikave 32

2 i Kronikave

Return to Index

Chapter 33

1

 

  Manasi ishte dymbėdhjetė vjeē kur filloi tė mbretėrojė, dhe mbretėroi pesėdhjet e pesė vjet nė Jeruzalem. 

 

 


2

 

  Ai bėri atė qė ėshtė e keqe nė sytė e Zotit, duke ndjekur gjėrat e neveritshme tė kombeve qė Zoti kishte dėbuar pėrpara bijve tė Izraelit. 

 

 


3

 

  Ai rindėrtoi vendet e larta qė Ezekia, i ati, kishte shkatėrruar, ngriti altarė pėr Baalėt, bėri Asherimėt dhe ra pėrmbys pėrpara tėrė ushtrisė sė qiellit dhe u vu nė shėrbim tė saj. 

 

 


4

 

  Ngriti gjithashtu altarė nė shtėpinė e Zotit, pėr tė cilėn Zoti kishte thėnė: "Emri im do tė mbetet pėrjetė nė Jeruzalem". 

 

 


5

 

  Ndėrtoi altarė pėr gjithė ushtrinė e qiellit nė tė dy oborret e shtėpisė tė Zotit. 

 

 


6

 

  I kaloi bijtė e tij nėpėr zjarr nė luginėn e birit tė Hinomit; pėrdori magjinė, shortarinė, dhe shtrigėrinė, dhe konsultoi mediumet dhe magjistarėt. Bėri plotėsisht atė qė ėshtė e keqe nė sytė e Zotit, duke provokuar zemėrimin e tij. 

 

 


7

 

  Vuri madje njė shėmbėlltyrė tė gdhendur, idhullin qė kishte bėrė, nė shtėpinė e Perėndisė dhe pėr tė cilėn Perėndia i kishte thėnė Davidit dhe Salomonit, birit tė tij: "Nė kėtė shtėpi dhe nė Jeruzalem, qė kam zgjedhur midis tėrė fiseve tė Izraelit, do tė vė emrin tim pėrjetė; 

 

 


8

 

  dhe nuk do tė bėj qė tė endet mė kėmba e Izraelit larg vendit qė u kam dhėnė etėrve tė tyre, me kusht qė tė kujdesen tė zbatojnė nė praktikė gjithēka qė kam urdhėruar, sipas tėrė ligjit, statuteve dhe dekreteve tė dhėna me anė tė Moisiut". 

 

 


9

 

  Por Manasi iu shmang Judės dhe banorėt e Jeruzalemit duke i shtyrė tė vepronin mė keq se kombet qė Zoti kishte shkatėrruar para bijve tė Izraelit. 

 

 


10

 

  Zoti i foli Manasit dhe popullit tė tij, por ata nuk ia vurėn veshin. 

 

 


11

 

  Atėherė Zoti solli kundėr tyre komandantėt e ushtrisė sė mbretit tė Asirisė, qė e zunė Manasin me ēengela nė hundė, e lidhėn me zinxhira prej bronzi dhe e ēuan nė Babiloni. 

 

 


12

 

  Kur u gjend nė hall, iu lut shumė Zotit, Perėndisė tė tij, dhe u pėrul thellė pėrpara Perėndisė tė etėrve tė tij. 

 

 


13

 

  Pastaj iu fal dhe iu lut shumė dhe Perėndia e dėgjoi lutjen e tij dhe e ēoi pėrsėri nė Jeruzalem, nė mbretėrinė e tij. Atėherė Manasi njohu qė Zoti ėshtė Perėndia. 

 

 


14

 

  Pas kėsaj, Manasi ndėrtoi njė mur jashtė qytetit tė Davidit, nė perėndim tė Gihonit, nė luginė, deri te porta e peshqve; muri i vinte pėrreth Ofelit, dhe e bėri shumė tė lartė. Pastaj vendosi komandantė ushtarakė nė tė gjitha qytetet e fortifikuara tė Judės. 

 

 


15

 

  Pėrveē kėsaj hoqi nga shtėpia e Zotit perėnditė e huaja dhe idhullin, sė bashku me tė gjithė altarėt qė kishte ndėrtuar mbi malin e shtėpisė tė Zotit dhe nė Jeruzalem, dhe i hodhi jashtė qytetit. 

 

 


16

 

  Pastaj restauroi altarin e Zotit dhe mbi tė ofroi flijime falenderimi dhe lėvdimi, si dhe urdhėroi Judėn t`i shėrbente Zotit, Perėndisė tė Izraelit. 

 

 


17

 

  Megjithatė populli vazhdonte tė ofronte flijime nė vendet e larta, por vetėm Zotit, Perėndisė tė tij. 

 

 


18

 

  Pjesa tjetėr e bėmave tė Manasit, lutja qė i drejtoi Perėndisė tė tij dhe fjalėt e shikuesve qė i folėn nė emėr tė Zotit, janė tė shkruara nė librin e mbretėrve tė Izraelit. 

 

 


19

 

  Pėrkundrazi lutja e tij dhe mėnyra si Perėndia e dėgjoi, tėrė mėkatet e tij dhe tėrė pabesitė e tij, vendet ku ndėrtoi vendet e larta dhe ngriti Asherimėt dhe shėmbėlltyrat e gdhendura, para se tė pėrulej, janė tė shkruara nė librin e Hozait. 

 

 


20

 

  Pastaj Manasi pushoi bashkė me etėrit e tij dhe e varrosėn nė shtėpinė e tij. Nė vend tė tij mbretėroi i biri, Amoni. 

 

 


21

 

  Amoni ishte njėzet e dy vjeē kur filloi tė mbretėrojė, dhe mbretėroi dy vjet nė Jeruzalem. 

 

 


22

 

  Ai bėri atė qė ėshtė e keqe nė sytė e Zotit, ashtu si kishte bėrė Manasi, ati i tij; nė fakt Amoni u ofronte flijime tėrė shėmbėlltyrave tė gdhendura qė kishte bėrė i ati, Manasi, dhe u shėrbente. 

 

 


23

 

  Ai nuk u pėrul pėrpara Zotit, siē ishte pėrulur Manasi, i ati; Amoni madje mėkatoi gjithnjė e mė shumė. 

 

 


24

 

  Pastaj shėrbėtorėt e tij kurdisėn njė komplot kundėr tij dhe e vranė nė shtėpinė e tij. 

 

 


25

 

  Por populli i vendit i dėnoi me vdekje tėrė ata qė kishin komplotuar kundėr mbretit Amon; pas kėsaj populli bėri mbret nė vend tė tij, tė birin, Josia. 

 

 


2 i Kronikave 34

 

 

 

HTMLBible Software - Public Domain Software by johnhurt.com

 


Other Items are Available At These Sites: