Albanian Bible

2 i Samuelit 8

2 i Samuelit

Return to Index

Chapter 9

1

 

  Davidi tha: "A ka mbetur akoma ndonjė nga shtėpia e Saulit, ndaj tė cilit mund tė sillem mirė pėr hir tė Jonathanit?". 

 

 


2

 

  Kishte njė shėrbėtor nė shtėpinė e Saulit, qė quhej Tsiba, dhe atė e ēuan te Davidi. Mbreti i tha: "Ti je Tsiba?". Ai u pėrgjigj: "Jam shėrbėtori yt". 

 

 


3

 

  Pastaj mbreti pyeti: "A ka njeri tjetėr tė shtėpisė sė Saulit, tė cilit mund t`i kushtoj mirėsinė e Perėndisė?". Tsiba iu pėrgjigj mbretit: "Éshtė akoma njė djalė i Jonatanit, qė ėshtė sakat nga kėmbėt". 

 

 


4

 

  Mbreti i tha: "Ku ėshtė?". Tsiba iu pėrgjigj mbretit: "Éshtė nė shtėpinė e Makirit, birit tė Amielit, nė Lodebar". 

 

 


5

 

  Atėherė mbreti David dėrgoi ta marrė nga shtėpia e Makirit, birit tė Amielit, nė Lodebar. 

 

 


6

 

  Kėshtu Mefiboshethi, bir i Jonatanit, bir i Saulit erdhi te Davidi, ra pėrmbys me fytyrėn pėr tokė. Davidi i tha: "Mefibosheth!". Ai u pėrgjigj: "ja shėrbėtori yt!". 

 

 


7

 

  Davidi i tha: "Mos ki frikė, sepse kam ndėr mend tė sillem mirė me ty pėr dashurinė qė kisha pėr Jonatanin, atin tėnd; do tė tė kthej tėrė tokat e Saulit, tė parit tėnd, dhe ti do tė hash gjithnjė nė tryezėn time". 

 

 


8

 

  Mefiboshethi ra pėrmbys dhe tha: "Ē`ėshtė shėrbėtori yt, qė ti tė pėrfillėsh njė qen tė ngordhur si unė?". 

 

 


9

 

  Atėherė mbreti thirri Tsiban, shėrbėtorin e Saulit, dhe i tha: "Tėrė ato qė i pėrkisnin Saulit dhe tėrė shtėpisė sė tij, po ia jap birit tė zotėrisė tėnd. 

 

 


10

 

  Kėshtu, pra, bashkė me bijtė dhe shėrbėtorėt e tu, do tė punosh tokėn pėr tė dhe do tė mbledhėsh prodhimet e saj, me qėllim qė i biri i zotėrisė tėnd tė ketė bukė pėr tė ngrėnė; por Mefiboshethi, bir i zotėrisė tėnd do tė hajė gjithnjė nė tryezėn time". Tsiba kishte pesėmbėdhjetė bij dhe njėzet shėrbėtorė. 

 

 


11

 

  Tsiba i tha mbretit: "Shėrbėtori yt do tė bėjė tė gjitha ato qė mbreti, zotėria im, i urdhėron shėrbėtorit tė tij". Kėshtu Mefiboshethi hante nė tryezėn e Davidit si njė nga bijtė e mbretit. 

 

 


12

 

  Mefiboshethi kishte njė djalė tė vogėl qė quhej Mika; dhe tėrė ata qė rrinin nė shtėpinė e Tsibas ishin shėrbėtorė tė Mefiboshethit. 

 

 


13

 

  Mefiboshethi banonte nė Jeruzalem, sepse hante gjithnjė nė tryezėn e mbretit. Ishte sakat nga tė dy kėmbėt. 

 

 


2 i Samuelit 10

 

 

 

HTMLBible Software - Public Domain Software by johnhurt.com

 


Other Items are Available At These Sites: