Albanian Bible

1 i Samuelit 31

2 i Samuelit

Return to Index

Chapter 1

1

 

  Pas vdekjes sė Saulit, Davidi u kthye nga masakra e Amalekitėve dhe u ndal dy ditė nė Tsiklag. 

 

 


2

 

  Ditėn e tretė arriti nė kampin e Saulit njė burrė me rroba tė grisura dhe me kokėn me dhe. Sa arriti pranė Davidit, ai ra pėr tokė dhe u pėrkul. 

 

 


3

 

  Davidi e pyeti: "Nga vjen?". Ai iu pėrgjigj: "Kam ikur nga kampi i Izraelit". 

 

 


4

 

  Davidi i tha: "Si u bė? Tė lutem, mė trego". Ai iu pėrgjigj: "Populli iku nga fusha e betejės dhe shumė njerėz ranė dhe vdiqėn; edhe Sauli dhe biri i tij Jonatan kanė vdekur". 

 

 


5

 

  Atėherė Davidi e pyeti tė riun qė i tregonte ngjarjen: "Si e di ti qė Sauli dhe biri i tij Jonatani kanė vdekur?". 

 

 


6

 

  I riu qė i tregonte ngjarjen tha: "Ndodhesha rastėsisht nė malin Gilboa, kur pashė Saulin tė mbėshtetur nė shtizėn e tij, ndėrsa qerret dhe kalorėsit e ndiqnin nga afėr. 

 

 


7

 

  Ai u kthye, mė pa dhe mė thirri. Unė iu pėrgjigja: "Ja ku jam". 

 

 


8

 

  Ai mė pyeti: "Kush je ti?". Unė iu pėrgjigja: "Jam njė Amalekit". 

 

 


9

 

  Atėherė ai mė tha: "Afrohu tek unė dhe mė vrit, sepse njė ankth i madh mė ka pushtuar, por jeta ėshtė e tėra akoma tek unė". 

 

 


10

 

  Kėshtu iu afrova atij dhe e vrava, sepse e kuptoja qė ai nuk do tė mund tė jetonte mbas rėnies sė tij. Pastaj mora diademėn qė kishte mbi kokė dhe byzylykun qė mbante nė krah, dhe i solla kėtu te zotėria im". 

 

 


11

 

  Atėherė Davidi kapi rrobat e veta dhe i grisi; po kėshtu vepruan tėrė njerėzit qė ishin me tė. 

 

 


12

 

  Kėshtu mbajtėn zi, qanė dhe agjeruan deri nė mbrėmje pėr Saulin, pėr Jonatanin, birin e tij, pėr popullin e Zotit dhe pėr shtėpinė e Izraelit, sepse kishin rėnė nga shpata. 

 

 


13

 

  Pastaj Davidi e pyeti tė riun qė i kishte treguar ngjarjen: "Nga ē`vend je?". Ai u pėrgjigj: "Jam biri i njė tė huaji, i njė Amalekiti". 

 

 


14

 

  Atėherė Davidi i tha: "Si nuk pate frikė tė shtrish dorėn pėr tė vrarė tė vajosurin e Zotit 

 

 


15

 

  Pastaj thirri njė nga njerėzit e tij dhe i tha: "Afrohu dhe hidhu mbi tė!". Ai e goditi dhe Amalekiti vdiq. 

 

 


16

 

  Pas kėsaj Davidi tha: "Gjaku yt rėntė mbi kokėn tėnde, sepse me gojėn tėnde ke dėshmuar kundėr vetes sate, duke thėnė: "Unė kam vrarė tė vajosurin e Zotit"". 

 

 


17

 

  Atėherė Davidi ia mori kėtij vajtimi pėr Saulin dhe Jonatanin, birin e tij, 

 

 


18

 

  dhe urdhėroi t`u mėsonin bijve tė Judės kėngėn e harkut. Ja, ajo gjendet e shkruar nė librin e tė Drejtit. 

 

 


19

 

  "Madhėshtia e Izraelit qėndron e vrarė nė lartėsitė e tua! Si ėshtė e mundur qė ranė trimat? 

 

 


20

 

  Mos ia njoftoni Gathit, mos e bėni tė ditur nėpėr rrugėt e Ashkalonit, qė tė mos gėzohen bijat e Filistejve, qė tė mos ngazėllohen bijat e tė parrethprerėve. 

 

 


21

 

  O male tė Gilboas, mos rėntė mė as vesa as shiu mbi ju, mos pastė as fusha ofertash; sepse aty u hodh mburoja e trimave, mburoja e Saulit, sikur ky tė mos ishte i vajosur. 

 

 


22

 

  Nga gjaku i tė vrarėve, nga dhjami i trimave, harku i Jonatanit nuk u tėrhoq kurrė dhe shpata e Saulit nuk u vėrtit kurrė bosh. 

 

 


23

 

  Sauli dhe Jonatani; aq tė dashur dhe tė pėrzemėrt nė jetė, nuk u ndanė nė vdekjen e tyre. Ishin mė tė shpejtė se shqiponjat, mė tė fortė se luanėt. 

 

 


24

 

  Bija tė Izraelit, vajtoni Saulin qė ju vishte nė luks me rroba flakė tė kuqe, qė i zbukuronte me ar veshjet tuaja. 

 

 


25

 

  Vallė, si ranė trimat nė mes tė betejės, si u vra Jonathani nė lartėsitė e tua? 

 

 


26

 

  Unė jam nė ankth pėr ty, o vėllai im Jonatan; ti ishe shumė i dashur pėr mua, dashuria jote pėr mua ishte mė e mrekullueshme se dashuria e grave. 

 

 


27

 

  Vallė, si ranė trimat dhe si u shkatėrruan armėt e luftės?". 

 

 


2 i Samuelit 2

 

 

 

HTMLBible Software - Public Domain Software by johnhurt.com

 


Other Items are Available At These Sites: