Albanian Bible

Gjyqtarėt 14

Gjyqtarėt

Return to Index

Chapter 15

1

 

  Mbas njė farė kohe, kur korret gruri, Sansoni shkoi tė vizitojė tė shoqen, duke pasur me vete njė kec, dhe tha: "Dua tė hyj nė dhomė te gruaja ime". Por i ati i saj nuk e lejoi tė hyjė, 

 

 


2

 

  dhe i tha: "Mendoja pikėrisht qė ti e urren, prandaj ia dhashė shokut tėnd; a nuk ėshtė mė e bukur motra e saj mė e vogėl? Merre, pra, nė vend tė saj". 

 

 


3

 

  Sansoni iu pėrgjegj atyre: "Kėtė herė nuk do tė kem asnjė faj ndaj Filistejve nė rast se do t`u bėj ndonjė tė keqe". 

 

 


4

 

  Kėshtu Sansoni shkoi dhe kapi treqind dhelpra; pastaj mori pishtarė, i ktheu dhelprat bisht mė bisht dhe i vuri nga njė pishtar midis dy bishtave. 

 

 


5

 

  Pastaj ndezi pishtarėt dhe i la dhelprat tė iknin nėpėr fushat e grurit tė Filistejve, dhe dogji demetet dhe grurin akoma nė kėmbė madje edhe vreshtat dhe ullishtat. 

 

 


6

 

  Atėherė Filistejtė pyetėn: "Kush e bėri kėtė?". Muarrėn kėtė pėrgjigje: "Sansoni, dhėndri i burrit tė Timnahut, sepse ky mori gruan dhe ia dha si bashkėshorte shokut tė tij". Kėshtu Filistejtė u ngritėn dhe i vunė flakėn asaj dhe atit tė saj. 

 

 


7

 

  Sansoni u tha atyre: "Me qenė se keni bėrė kėtė gjė, unė do tė hakmerrem sigurisht kundėr jush dhe pastaj do tė rri". 

 

 


8

 

  Kėshtu i goditi nė mėnyrė tė pamėshirshme, duke bėrė kėrdi tė madhe. Pastaj zbriti dhe qendroi nė shpellėn e shkėmbit tė Etamit. 

 

 


9

 

  Atėherė Filistejtė dolėn, ngritėn kampin e tyre nė Juda dhe u shtrinė deri nė Lehi. 

 

 


10

 

  Njerėzit e Judės u thanė atyre: "Pse dolėt kundėr nesh?". Ata iu pėrgjigjėn: "Dolėm pėr tė kapur Sansonin dhe pėr t`i bėrė atij atė qė ai na ka bėrė neve". 

 

 


11

 

  Atėherė tre mijė burra tė Judės zbritėn nė shpellėn e shkėmbit tė Etamit dhe i thanė Sansonit: "Nuk e di qė Filistejtė na sundojnė? Ēfarė na bėre kėshtu?". Ai u pėrgjegj kėshtu: "Atė qė mė bėnė mua, unė ua bėra atyre". 

 

 


12

 

  Ata i thanė: "Ne kemi zbritur qė tė tė kapim dhe tė tė dorėzojmė nė duart e Filistejve". Sansoni u pėrgjegj: "Betohuni qė ju nuk do tė mė vrisni". 

 

 


13

 

  Atėherė ata i folėn duke thėnė: "Jo, vetėm do tė tė lidhim dhe do tė tė dorėzojmė nė duart e tyre; por me siguri nuk do tė tė vrasim". Kėshtu e lidhėn me dy litarė tė rinj dhe e nxorėn nga shpella. 

 

 


14

 

  Kur arriti nė Lehi, Filistejtė i dolėn pėrpara me klithma gėzimi; por Fryma e Zotit erdhi fuqishėm mbi tė dhe litarėt qė kishte nė krahė u bėnė si fije liri qė digjen; dhe lidhjet i ranė nga duart. 

 

 


15

 

  Gjeti pastaj njė nofull gomari akoma tė freskėt, shtriu dorėn dhe e kapi; me tė vrau njė mijė njerėz. 

 

 


16

 

  Atėherė Sansoni tha: "Me njė nofull gomari, pirgje mbi pirgje! Me njė nofull gomari vrava njė mijė njerėz". 

 

 


17

 

  Kur mbaroi sė foluri hodhi nofullėn dhe e quajti atė vend Ramath-Lehi. 

 

 


18

 

  Pastaj pati njė etje tė madhe dhe kėrkoi ndihmėn e Zotit, duke thėnė: "Ti lejove kėtė ēlirim tė madh me dorėn e shėrbėtorit tėnd, por a duhet tė vdes unė tani nga etja dhe tė bie nė duart e atyre qė nuk janė rrethprerė?". 

 

 


19

 

  Atėherė Perėndia ēau shkėmbin e lugėt qė ndodhet nė Lehi dhe doli ujė prej tij. Ai piu ujė, fryma i tij u gjallėrua dhe ai mori jetė. Prandaj e quajti kėtė burim En-Hakore; ajo ekziston nė Lehi edhe sot. 

 

 


20

 

  Sansoni qe gjyqtar i Izraelit pėr njėzet vjet nė kohėn e Filistejve. 

 

 


Gjyqtarėt 16

 

 

 

HTMLBible Software - Public Domain Software by johnhurt.com

 


Other Items are Available At These Sites: