Albanian Bible

Zanafilla 2

Zanafilla

Return to Index

Chapter 3

1

 

  Por gjarpri ishte mė dinaku ndėr tė gjitha bishat e fushave qė Zoti Perėndi kishte krijuar, dhe i tha gruas: "A ka thėnė me tė vėrtetė Perėndia: "Mos hani nga tė gjitha pemėt e kopshtit?"". 

 

 


2

 

  Dhe gruaja iu pėrgjegj gjarprit: "Nga fruti i pemėve tė kopshtit mund tė hamė; 

 

 


3

 

  por nga fruti i pemės qė ėshtė nė mes tė kopshtit Perėndia ka thėnė: "Mos hani dhe mos e prekni, ndryshe do tė vdisni"". 

 

 


4

 

  Atėherė gjarpri i tha gruas: "Ju s`keni pėr tė vdekur aspak; 

 

 


5

 

  por Perėndia e di qė ditėn qė do t`i hani, sytė tuaj do tė hapen dhe do tė jeni nė gjendje si Perėndia tė njihni tė mirėn dhe tė keqen". 

 

 


6

 

  Dhe gruaja pa qė pema ishte e mirė pėr t`u ngrėnė, qė ishte e kėndshme pėr sytė dhe qė pema ishte i dėshirueshme pėr ta bėrė tė zgjuar dikė; dhe ajo mori nga fruti i saj, e hėngri dhe i dha edhe burrit tė saj qė ishte me tė, dhe hėngri edhe ai. 

 

 


7

 

  Atėherė iu hapėn sytė tė dyve dhe e panė qė ishin lakuriq; kėshtu ata qepėn gjethe fiku dhe bėnė breza pėr t`u mbuluar. 

 

 


8

 

  Pastaj dėgjuan zėrin e Zotit Perėndi qė shėtiste nė kopsht nė flladin e ditės; dhe burri e gruaja e tij u fshehėn nga prania e Zotit Perėndi midis pemėve tė kopshtit. 

 

 


9

 

  Atėherė Zoti Perėndi thirri njeriun dhe i tha: "Ku je?". 

 

 


10

 

  Ai u pėrgjigj: "Dėgjova zėrin tėnd nė kopsht, dhe pata frikė sepse isha lakuriq dhe u fsheha". 

 

 


11

 

  Dhe Perėndia i tha: "Kush tė tregoi se ishe lakuriq? Mos vallė ke ngrėnė nga pema qė unė tė kisha urdhėruar tė mos haje?". 

 

 


12

 

  Njeriu u pėrgjigj: "Gruaja qė ti mė vure pranė mė dha nga pema dhe unė e hėngra". 

 

 


13

 

  Dhe Zoti Perėndi i tha gruas: "Pse e bėre kėtė?". Gruaja u pėrgjigj: "Gjarpri mė mashtroi dhe unė hėngra prej saj". 

 

 


14

 

  Atėherė Zoti Perėndi i tha gjarprit: "Me qenė se bėre kėtė gjė, qofsh i mallkuar ndėr gjithė kafshėt dhe tėrė bishat e fushave! Ti do tė ecėsh mbi barkun tėnd dhe do tė hash pluhur gjithė ditėt e jetės sate. 

 

 


15

 

  Dhe unė do tė shtie armiqėsi midis teje dhe gruas, midis farės sate dhe farės sė saj; fara e saj do tė shtypė kokėn tėnde, dhe ti do tė plagosėsh thembrėn e farės sė saj". 

 

 


16

 

  Gruas i tha: "Unė do tė shumėzoj nė masė tė madhe vuajtjet e tua dhe barrėt e tua; me vuajtje do tė lindėsh fėmijė; dėshirat e tua do tė drejtohen ndaj burrit tėnd dhe ai do tė sundojė mbi ty". 

 

 


17

 

  Pastaj i tha Adamit: "Me qenė se dėgjove zėrin e gruas sate dhe hėngre nga pema pėr tė cilėn tė kisha urdhėruar duke thėnė: "Mos ha prej saj", toka do tė jetė e mallkuar pėr shkakun tėnd, ti do tė 

 

 


18

 

  Ajo do tė prodhojė gjemba dhe bimė gjembore, dhe ti do tė hash barin e fushave; 

 

 


19

 

  do tė hash bukėn me djersėn e ballit, deri sa tė rikthehesh nė dhe sepse nga ai ke dalė; sepse ti je pluhur dhe nė pluhur do tė rikthehesh". 

 

 


20

 

  Dhe burri i vuri gruas sė tij emrin Evė, sepse ajo qe nėna e tėrė tė gjallėve. 

 

 


21

 

  Pastaj Zoti Perėndi i bėri Adamit dhe gruas sė tij tunika prej lėkure dhe i veshi. 

 

 


22

 

  Dhe Zoti Perėndi tha: "Ja, njeriu u bė si njė prej nesh, sepse njeh tė mirėn dhe tė keqen. Dhe tani nuk duhet t`i lejohet tė shtrijė dorėn e tij pėr tė marrė edhe nga pema e jetės kėshtu qė, duke ngrėnė nga ajo, tė jetojė pėr gjithnjė". 

 

 


23

 

  Prandaj Zoti Perėndi e dėboi njeriun nga kopshti i Edenit, me qėllim, qė tė punonte tokėn nga e cila kishte dalė. 

 

 


24

 

  Kėshtu ai e dėboi njeriun; dhe vendosi nė lindje tė kopshtit tė Edenit kerubinėt qė vėrtisnin nga ēdo anė njė shpatė flakėruese pėr tė ruajtur rrugėn e pemės sė jetės. 

 

 


Zanafilla 4

 

 

 

HTMLBible Software - Public Domain Software by johnhurt.com

 


Other Items are Available At These Sites: